Prej 6 vitesh, kjo grua nuk e kishte parë më të bijën. Ajo ishte ende një fëmijë fare i vogël kur Glenda Valdez u nis drejt SHBA-ve.

AP Photo/Eric Gay

Gruaja, 26 vjeçare, u nis drejt SHBA-ve për një jetë më të mirë dhe për të fituar të ardhura, kjo pasi sipas saj babai i vajzës nuk shqetësohej shumë për mirëqënien e të bijës. 9 vjeçaren, Emelin, e la nën kujdesin e nënës së vet dhe u nis në Amerikë.

Me të bijën fliste vazhdimisht, por pas disa kohësh, babai e mori Emelin për të jetuar me të. Ai ishte lidhur me një tjetër grua de që nga ajo kohë kërkoi që ish e shoqja të mos fliste më me të bijën.

Më tutje është vajza, Emeli, e cila tregon se nuk ishte e lumtur me babanë, derisa ky i fundit e përcolli. E nisi pranë kufirit mes SHBA-ve dhe Meksikës, nën kujdesin e një të njohuri të tij.

Glenda Valdez nuk mori vesh gjë më për të bijën… derisa disa kohë më parë (në muajin maj), e pa të bijën në një kronikë televizive. Ajo ishte kapur së bashku me disa emigrantë të tjerë të paligjshëm, në tentativë për të kaluar kufirin drejt SHBA-ve.

Emeli e gjetur nga autoritetet kufitare e zbathur/ AP Photo/Gregory Bull, File

“Isha në shok momentin kur pashë në televizor vajzën. Kur dëgjova e pashë sesi ajo po qante dhe sesi ishte katandisur, e zbathur e mërzitur… ishte shumë e vështirë ta shihje ashtu”-tha për Associated Press 26 vjeçarja.

AP Photo/Eric Gay

Më poshtë, gjeni momentet kur nëna bashkohet me të bijën, pas thuajse 6 vitesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re