Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi i sotëm (17 shtator) me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet optimist për një energji fitoreje.

“Sot me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën. Organizim, Angazhim, Energji fitoreje”, shkruan Rama.

Gjatë takimit Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e tij drejtuesve politike në qarqe dhe kryetarëve socialistë të bashkive, duke u thënë se duhet të punojnë maksimalisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Rama ka kërkuar që në çdo bashkie te vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptareve emigrantë që janë pjese e njësisë përkatëse administrative.

Burimet thonë se ka kërkuar krijimi i të dhënave të sakta mbi emigrantet dhe të nxiten për t’u regjistruar, me qellim pjesëmarrjen e tyre ne zgjedhje.

Rama kërkoi qe te gjithë te punojnë maksimalisht për garantimin e votës se diasporës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re