Skip to content

VIDEO EPIKE/ “Sulen” për shalqi banorët tek Rruga e Kombit

Një kamion që transportonte shalqinj u aksidentua mëngjesin e sotëm në “Rrugën e Kombit”. Mjeti është përmbysur dhe për pasojë e gjithë autostrada u mbush me shalqinj. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al duket se disa banorë shkojnë në rrugë për të marrë cfarë ka mbetur në tokë.

Kamioni po shkonte në drejtim të Kosovës dhe nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Hapja e shalqinjve në mes të rrugës është bërë burim aksidenti për makinat e tjera. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se kamioni ishte me shpejtësi.