Zëvdendës kryeministri Erion Braçe vijon të denoncojë në rrjetet sociale problematikën e tij.

Ai thotë se në mesnatë zgjohet nga punimet që kryhen në krah të pallatit.

Në mbrëmje dhe në orët e para të mëngjesit, numri dy i qeverisë i ka bërë video nga dritarja dhe pamjet shqetësuese i ka publikuar në rrjetet sociale ku shkruan:

“Ora 23.39, e shtune!

Cmendia nuk ka fund!

Kete tjetrin e zuri tani.

Per 20 minuta duhet te nis ndalim qarkullimi medemek!

Per makinat, per njerezit;

Jo për zhurmat se për ato s’ka thënë kush gjë!”, shkruan Braçe në postimin e parë.

“Ora 00.02, e diele!

Vazhdon!

Ka nisur edhe ndalim qarkullimi medemek!

Dua ta falenderoj SHEHU 2AB KONSTRUKSION qe na hap syte e mendjen ne kete ore!”, shkruan Braçe në postimin e dytë. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re