Në sfidën mes dy ekipeve spanjolle Espanyolit dhe Almerias në Ligën Segunda Division të zhvilluar këtë të diel jo vetëm rezultati ka qenë një suprizë por edhe loja e bërë nga të dyja skuadrat. Në startin e pjesës së parë Espanyoli kalon në avantazh në minutën e 9 me një gol të Raul de Tomas me një gol të shënuar nga mesi i fushës. Miqtë u kundër përgjigjën me fillim të fraksionit të dytë në të 51 minutë me Cprpas Serna duke barazuar shifrat në 1-1. Po vendasit ishin më kërkues në fushë dhe u kundërpërgjigjën përsëri në të 82 minutë duke kaluar në epërsi me shifrat 2-1. Ishte përsëri Thomas që i dha golin e fitore Espanyolit në këtë sidë.
Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga De Tomas ka fituar gjithë vëmendjen, pasi ishte shumë i rrallë i shënuar nga një distancë në rreth 55 metra largësi duke lënë pafjalë edhe kundërshtarin, edhe pse përpjekjet e portierit G. Makaridze nuk munguan ai ishte shumë vonë për të ndaluar atë top që të përfundonte në rrjetën e tij.
Me fitoren e kësaj të diele Espanyol qëndron në vendin e parë me 42 pikë e ndjekur nga Mallorca me 41 kurse Almeria pas kësaj humbjeje mban vendin e 3-të me 38 pikë.
/faxweb
