Skip to content

VIDEO/Familja Rama në Frashër të Patosit hap dyert e mortit, ndërsa të afërm, miq dhe gjitonë janë të shokuar

hudhra 20

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit, ndërsa të afërm, miq dhe gjitonë janë të shokuar. Ferdinand Rama, vëllai i të ndjerit, mes tronditjes tregon se prej dy vjet e gjysmë nuk kishte kontakt me vëllain, pasi, sipas tij, Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit, nuk e lejonte.

Ata kanë pasur shpesh kontradikta, tregon ai, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë.

Ndërkohë, kushëriri i 56-vjeçarit, Edmond Rama, pohon se çifti ka pasur kontradikta të vazhdueshme dhe se policia ka qenë shpesh e pranishme.

Trupi i 56-vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.