Laçi dhe Kruja janë kthyer sëfundmi në vatra problematike të koronavirusit në vend dhe duket se shkak për gjithçka është bërë një fasoneri në Krujë.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus në Laç nga 9 gjithsej në të gjithë vendin.

Gazetari Ahmet Zani raporton për se bëhet fjalë për pesë gra që punonin në fasonerinë e Krujës, në të cilën u infektuan edhe të tjera.

Gratë e konfirmuara pozitive sot janë nga Fushë-Miloti, Fushë-Mamurrasi dhe Mali i Bardhë.

Një ditë më parë në Laç u konfirmuan 2 raste të reja, ndërsa në Krujë 4 raste. Të gjitha ato janë të lidhura sërish me fasonerinë në Krujë.

Në total, deri më tani në këtë fasoneri janë infektuar sipas ISHP 9 persona, kryesisht gra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko