Skip to content

Video/ Fax News siguron pamjet e aksidentit tragjik në Elbasan, shihni përplasjen e frikshme të minubusit me mjetin kabriole, ishin duke udhëtuar me shpejtësi ”skëterrë”

pamjet

Fax Neës ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë momentin e aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, përplasja mes dy mjeteve që ecinin në krahe të kundërta të rrugës ka qenë shumë e fortë, dhe rezultoi fatale për pasagjerin në mjetin tip volsvagen, 35-vjeçarin Klevis Deda.

Shkak i aksidentit dyshohet që të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti tip volsvagen, i cili ka hyrë në korsinë e minibusit, që po kthehej nga Korça, dhe është shkatërruar plotësisht.

/faxweb