Home QARKU BERAT BERAT Festa e qershive ‘ndez’ Beratin, panair, këngë dhe valle për dy netë në pedonale

Festa e qershive ‘ndez’ Beratin, panair, këngë dhe valle për dy netë në pedonale

0
Festa e qershive ‘ndez’ Beratin, panair, këngë dhe valle për dy netë në pedonale

BERAT

Bashkia e Beratit ka gjetur këtë vit një mënyrë ndryshe dhe tepër origjinale për të promovuar turizmin në qytet, Festën e Qershisë, festë që këtë vit përkoi edhe më çeljen e sezonit turistik në qarkun e Beratit.Për dy netë me radhë qindra qytetarë beratas kanë marrë pjesë në panairin e organizuar me rastin e Festës së Qershisë, festë që ka bërë bashkë edhe shumë fermerë,të cilët ekspozuan varietetet e ndryshme të qershive që kultivohen në qarkun e Beratit,liko dhe reçelëra të shumëllojshme,gatime tradicionale, mjaltë etj.

Varietetet më të mira të këtij prodhimi,të ndara sipas zonave dhe të vendosura nëpër shporta janë ekspozuar për qytetarët beratas përgjatë Pedonales së qytetit.Atmosfera e Festës së Qershisë është ndezur flakë nga këngët dhe vallet,duke sjellë gumëzhimin e muzikës dhe haresë në të gjithë qytetin.

Kanë qënë këngëtarët e njohur Kozma Dushi,Liljana Kondakçi,Floresha Debinja etj,që për dy netë me radhë, me zërin e tyre të mbrekullueshëm,e kanë bërë këtë festë edhe më madhështore,ndërkohë që në pedonalen e qytetit u performuan këngë e valle tradicionale nga fëmijë e të rritur.Festa e Qershisë,e vendosur nga bashkia e qytetit në kalendarin e festave të përvitshme, synon promovimin e resurseve të Rajonit të Beratit dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve vendas dhe të huaj.

Me më shumë se 248 hektarë me pemë qershie dhe me një prodhim mesatar vjetor rreth 1900 ton qershi, Berati mbart një peshë të rëndësishme në prodhimin e qershisë në vendin tonë dhe është mjaft i njohur për prodhimin e disa varieteteve me cilësi shumë të lartë të këtij fruti.(BalkanWeb)