Një tavernë në Sarandë ka marrë flakë gjatë mesnatës, pas festimeve të 8 Marsit.

Zjarri është vënë re në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambjentet e banimit të godinës dhe më pas është bërë e mundur fikja e plotë e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili ka shkaktuar dëme të shumta meteriale, por fatmirësisht pa të lënduar, pasi në monentin që ka rënë zjarri në ambientet e tavernës nuk ka pasur njerëz. r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re