Përveç arenës Kombëtare dhe stadiumit të Kukësit që janë në punim e sipër, duket se Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe lokale po planifikojnë rikonstruksionin e stadiumit “Loni Papuciu” të qytetit të Fierit.

Por gjithçka me sa duket ka mbetur në mënyrë bashkëpunimi mes FSHF-s dhe Qeverive Qendrore e Vendore.

Por se ku kanë mbetur bisedimet, për Top Channel e sqaron shefi i sektorit të investimeve dhe infrasturkturës Arben Dervishi.

“FSHF nuk futet më nëse nuk është një investim me 3 palë ku ne të jemi 1/3 e investimit”, shprehet Arben Dervishaj.

Ndërkohë që do të shtrohet për momentin tapeti i ri këtij stadiumi dhe do të montohet sistemi i ndriçimit për fushën stërvitore, Dervishaj sqaron se më shumë se stadiumet, futbolli shqiptarë dhe klubet kanë tjetër problematikë.

“Problemi më i madh i klubeve janë fushat stërvitore pasi skusdrat nuk kanë vende ku të stërviten vetë apo të stërviten fëmijët.

Në fier kemi rënë dakord të ndërtojmë 6 fusha të reja dhe në total kemi planifikuar në të gjithë vendin të ndërtojmë 30 fusha stërvitore, jo thjeshtë fusha por bashkë me dhoma zhveshjesh e gjithçka duhet”, shton Dervishaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re