Një 12-vjeçare, që filloi të pastronte gurët e varreve tetë vjet më parë për të kapërcyer frikën e saj nga fantazmat, tashmë thotë se kjo është puna e saj e ëndrrave dhe dëshiron të pastrojë varret përgjithmonë.

Tj Kleeman dhe familja e saj u transferuan në një shtëpi afër një varrezë me më shumë se 3,500 varre në veri-lindje të Uellsit të Ri Jugor, në 2012.

Katërvjeçarja e atëhershme dhe vëllai i saj i vogël Dash ishin të tmerruar nga fantazmat që fshiheshin në hije, kështu që nëna e tyre Tabetha i çoi në shëtitje nëpër varreza për të ndihmuar në qetësimin e mendjeve të tyre.

Kur nëna e dy fëmijëve sugjeroi që të pastronin gurët e bërë pis, Tj e dinte se kishte gjetur pasionin e jetës së saj.

“Kur u zhvendosëm për herë të parë isha shumë e frikësuar, por më pas mamaja sugjeroi që të fillonim pastrimin e varreve dhe u ndjeva më mirë, ” tha ajo për Daily Mail Australia.

“Më pëlqen të pastroj varret sepse ekziston kjo ndjenjë e shkëlqyeshme që unë marr dhe dua ta bëj atë përgjithmonë,” shtoi ajo më tej.

Zonja Kleeman tha se vajza e saj drejtohet në varreza dy ose tre herë në javë, kur ajo nuk ka detyra shtëpie, ndërsa prindërit e saj shëtisin qenin i familjes.

“Ne nuk e lëmë të vetme aty brenda, ne jemi gjithmonë afër, ndërsa ajo kalon rreth një orë duke pastruar. Kjo e bën zemrën e saj të ndihet mirë,” tha ajo,

Tj Kleeman pastron lulet e vyshkura, fshin gjethet dhe pastron papastërtitë dhe pluhurin nga betoni dhe pllakat me një furçë, si dhe ujë me sapun.

Ajo i kushton vëmendje të veçantë vendeve që nuk vizitohen sepse ndihet sikur ndihmon njerëzit në nevojë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re