Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në prag të ndërritmit të viteve i ka dhuruar çelsat e shtëpisë së re familjes Musai në Levan të Fierit.

Balla disa muaj më parë, kur Katerina 31-vjeçare solli në jetë fëmijën e 10-të, i dha fjalën kësaj të fundit se festat e fundvitit do t’i kalonte në një shtëpi të re dhe me kushte normale.

Përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, Balla shkruan se 10 fëmijët e familjes Musai që deri më tani kishte jetuar në kushte shumë të vështira, do ta kalojnë natën e vitit të ri në shtëpi të ri, ndërsa uron të gjithë shqiptarët gëzuar vitin e ri.

Postimi i plotë:

Levan, Fier📍Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri🎄🎁 🏠 të gëzuar👏. GËZUAR 2024😍

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re