VLORË- Prej mëngjesit të sotëm fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës vazhdon të digjet. Gazetari i ABC News, Enton Nikaj raporton se puna e zjarrfikësve është vështirësuar ndjeshëm pasi era e fortë  ndikon në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Aktualisht nga zjarri nuk rrezikohet ndonjë banesë, por tymi i emetuar nga djegia e mbeturinave është shqetësues për banorët, të cilët jetojnë në zonat përreth.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihet se “pirgje” të mëdha mbeturinave ndodhen nën pushtetin e flakëve, ndërkohë era e fortë po pengon punën normale të zjarrfikësve. Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë kanë nisur hetimet.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re