Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e fundit të një pallati në zonën e Astirit.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes mund të shihet tym i zi që del nga kati i fundit i pallatit.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re