Një zjarr i madh ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë që prej mëngjesit të së dielës.

Aktualisht, po punohet me hedhjen e ujit dhe të inerteve, teksa forcat zjarrfikëse kanë vështirësi për ta vënë situatën nën kontroll.

Zona në Vlorë është mbuluar nga retë e tymit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Shefi i Repartit Zjarrfikës në Vlorë, Luan Kapaj tha për ABC News se ka qenë një zjarr tepër i vështirë, pasi mbetjet e grumbulluara janë nga më të ndryshmet./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re