Skip to content

Video/ Flet gazetari Xhoi Malësia: Sa më keq të sillen policët, aq më shumë agravohen protestuesit. Çfarë u kërkoi efektivëve kur e shoqëruan

Ndalimi i gazetarit Xhoi Malësia mbrëmjen e djeshme në protestën e Klodian Rashës, ka sjellë reagime të shumta nga protagonistë të medias dhe organizata të ndryshme që dënojnë aktin e dhunës ndaj gazetarit. Në një intervistë për “Faxnews” Malesia ka thënë se dhuna e ushtrua nga efektivi i policisë ka qenë shpropocionale dhe se ndodhej atje për shkak të informimit të opinionit publik. Ndërsa shton se u ka kërkuar të telefonojnë një drejtuese të lartë në radhët e policisë për të zgjidhur problem dhe e kanë refuzuar

Malesia thotë se shoqërimi dhe dhuna ishte jashtë çdo standardi pasi nuk përbënte një rrezik për efektivët e policisë dhe se sa më keq të sillen policët aq më shumë agravohen protestuesit.

“Kam kërkuar ti shpjegoj që jam gazetar dhe ti tregoja një kartë Identiteti, dhuna ka qenë shpropocionale dhe gjatë shoqërimi në korridorin e komisariatit nr.2. Jam goditur nga një efektiv policie, ai po mbahet i fshehtë nga oficerët e policisë sepse aty kishte dëshmitarë. Bëhet fjalë për goditje në fytyrë jashtë çdo standardi që bëhet shoqërimi i një personi civil. Unë nuk përbëja kërcënim për efektivët e policisë, kam qenë vetëm duke filmuar nuk është as vepër penale  apo kundërvajtjes ligjore. Kam qenë në punën time duke i sqaruar, ishte komplet neglizhencë dhe tërësisht jashtë çdo norme si do të sillet një efektiv policie. Ata thonin na kupto edhe ne në situatë në të cilën po ndodhemi. Sa më keq të sillen policia aq më shumë agravohen protestuesit. Nuk marr përsipër ti hyj debatit kush ka të drejtë apo kush e ka gabim nëse policët janë kriminela apo nëse kriminelët janë protestuesit ky është një debat që nuk më përket, jam i detyruar për shkak të pasionit dhe detyrës së gazetarit që të pasqyroj atë që po ndodh ashtu si po ndodh pavarësisht episodeve si këto që ndodhën dje”,- tha gazetari Xhoi Malesia.

Lidhur me anën procedurale të cilën efektivët e policisë në komisariatin numër 2 i komunikuan gazetarit, ai është shprehur se ka qenë e paqartë edhe nga radhët e forcave blu, ku shton se nuk i kanë lejuar të telefonojë një funksionar të lartë të policisë për të sqaruar këtë situatë.

“Statusi i im ka qenë i paqartë na ana procedurale, është e drejta e njeriut që një person të bëj një telefonatë që të lajmërojë persona të afërm ku ndodhet dhe në çfarë gjendje je. Të paktën komunikimi bazë me familjen duhet të ekzistonte, mu mohua e drejta e telefonatës, doja vetëm të telefonoja një epror të personave në fjalë, tek i cili kisha besim dhe që mund të sqarohej lehtësisht situata. Nuk kanë pranuar që ti telefonoj dikujt që i përket funksionimit të policisë, i kam thënë flisni vetë juve e thojini që është ky individ për të krijuar besueshmërinë kush isha unë dhe pse ndodhesha aty”, – i shpreh Malesia.

Malesia shprehet se do e ndjekë këtë çështje nëpërmjet rrugëve ligjore dhe se i bën thirrje SHÇBA-së të hetojë rasti në fjalë.

“Unë Kam biseduar me përfaqësues të komitetit të Helsinkit,  i bëj Thirrje SHÇBA-së që ta ndjekin  këtë rast, kam shprehur ditën e djeshme se individi në fjalë që nuk është as burrë e as profesionistë që fyen familjen e një të ndaluari aq më tepër kur nuk kishte faj si në rastin tim është e turpshme”  – përfundoi gazetari.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb