Protestuesit janë mbledhur sërish para kryeministrisë duke këmbëngulur se rezistenca e tyre do të vazhdojë deri në momentin kur të merren masa konkrete për situatën e vështirë që po kalojnë familjet shqiptare me rritjen e çmimeve.

Mes tyre edhe një i ri protestues, ka theksuar se do të qëndronte në shesh deri në momentin kur situata të marrë zgjidhje dhe ndër të tjera ka shprehur edhe revoltën e tij ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk po bënte asgjë dhe se në një moment populli nuk do mund të duronte më dhe se ky i fundit do të kujtohej me neveri në librat e historisë.

“Ne do vazhdojmë të qëndrojmë këtu sepse shteti po na mohon të drejtën elementare siç është e drejta për të tubuar në publik për çështje të rëndësishme siç janë rritja e çmimit të naftës dhe të ushqimeve. Kemi ardhur në një situatë shumë absurde ku çmimi i naftës ka shkuar 5 mijë lekë dhe nuk e di se çfarë pret shteti prej nesh. Pret që të shkojmë në shtëpi?

Qeveria është skandaloze, një kryeministër që paguhet me taksat e shqiptarëve dhe refuzon të flasë ose flet si gangster province këmishë zbërthyer sikur po flet me garipin tjetër dhe jo me qytetarët e vetë, me atë nuk flitet”– u shpreh i riu.

Gazetari i Fax News, Eduart Halili: Kryeministri nga ana e tij thotë se kemi prezantuar një paketë me 7 pika për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve lidhur me rritjen e çmimeve. Keni një qëndrim mbi këtë?

“Ajo paketë e Ramës nuk është as lëmoshë, shumica e tyre janë parashikime buxhetore të cilat i ka pasur shënime për më vonë. Ndërsa pjesët e tjera nuk ndikojnë fare. Njerëzit po durojnë shumë. Një ditë do dalin në rrugë më qindra e mijëra dhe nuk do ketë më as negociata e as biseda thjesht to e marrin përpara do e fshijnë. Edhe fëmijët në librat e historisë do e kuptojnë me neveri Ramën, do e pështyjnë”– tha ndër të tjera protestuesi.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re