Ditën e sotme ka pasur një numër të madh qytetarësh të cilët presin në radhë në qendrën e konsultave në QSUT.

Ata shprehen se presin prej orësh dhe përveçse rrezikohen nga sëmundjet që kanë, fluksi i madh mund të bëjë që të infektohen me Covid-19.

Nga pamjet e siguruara shihet se nuk po zbatohen masat anti-Covid, pasi disa qytetarë nuk mbajnë maska dhe as nuk ruhet distanca.

Intervistat:

-Prej sa kohësh ndodheni këtu?

-Ka 10 minuta, kam bllokim të enëve të gjakut dhe duhet të pres radhën. As mjeku nuk ka ardhur, kështu na njoftoi personeli.

E kam bërë dhe dozën e tretë.

-Unë kam bashkëshorten brenda, kemi ardhur që në orën 8 dhe akoma këtu.

A keni frikë se infektoheni?

-Epo, gjithë ky bollëk, kjo është sëmundje sekrete dhe frika është.

-Unë kam një orë e ca duke pritur konsultë me doktorin e zemrës. E kam të pamundur të rri kështu duke pritur, më kap trompozë.

Nuk zbatohet fiks ora e vizitës, mjeku nuk ka ardhur.

-Po mundohem të rri larg se mos infektohem.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re