Rruga Vlorë-Orikum është bllokuar këtë pasditë për shkak të radhëve të gjata të makinave, për shkak se shumë qytetarë kanë preferuar të pushojnë në plazhet e jugut.

Pushuesit të cilët u dyndën drejt bregdetit këtë fundjavë kanë shkaktuar radhë kilometrike trafiku.

Fluksi i automjeteve ka bërë që të shtohet edhe prezenca e policisë rrugore në rrugë.

“Qëllimi është rritja e sigurisë, mbajtja  e trafikut normal, por policia edhe ndëshkon kur ka shkelje. Kur ka parklime të gabuara, ne nderhyjmë sepse kemi të bëjmë me një bashkëjetesë qytetare. Nuk kemi asnjë qëllim masa administrative. Edhe policia është për ti krijuar siguri komunitetit”- u shpreh Altin Qato për mediat.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re