“Ti flit me të tutë e mos më caj k… ik q..”. Kjo ka qenë shkëndija në fushë gjatë Atalanta-Bologna (1-0) mes Sinisa Mihajlovic e Gian Piero Gasperini me teknikun kuqeblu që në fund të pjesës së parë i është drejtuar egër kolegut zikaltër.
Një debat i ashpër që është zgjidhur me karton të verdhë për Mihajlovic e të kuq për Gasperini, vendim ky që ka shpërthuar tërbimin e pankinës atalantine.
Përplasja mes teknikëve nuk i ka shpëtuar transmetimit direkt në tv, me audion kumbuese në heshtjen e Gewiss Stadium, që ka zbuluar gjithcka.
“Flit me të tutë e mos më caj k… ik q..” ka shpërthyer Mihajlovic ndaj Gasperini duke ndezur kështu ndeshjen edhe për shkak të ndërhyrjes së arbitrit, që në fillim i dha karton të verdhë të dyve, pastaj përjashtoi teknikun e Atalantas që i kërkoi shpjegime për të verdhën: “Përse mua? Cfarë je duke bërë?”.
#atalantabologna #serieA #Gasperini #Mihajlovic momenti di grande calcio allo stadio Atleti d’Italia di #Bergamo pic.twitter.com/ZOCybQTNpB
— 🅰️lessandro duranti (@alessandrodura1) July 21, 2020
/faxweb
