Skip to content

VIDEO/ Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë vijojnë operacionet në Elbasan, momenti kur shoqërohet një person i kapur me armë zjarri

Fax News ka siguruar pamje nga operacioni i zhvilluar nga policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në qytetin e Elbasanit.

Pavarësisht se fillimisht u raportua për të shtëna me armë, policia më tej sqaroi se bëhej fjalë vetëm për kontrolle dhe operacione në qytet. Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara, është shoqëruar një person i cili u gjet duke lëvizur me armë zjarri pranë një lokali në zonën e Stacionit të Trenit në Elbasan.

Në video janë siguruar pamjet e shoqërimit të tij, ndërsa policia ka rrethuar zonën duke vijuar kontrollet e mëtejshme për identifikimin e personave të cilët lëvizin të armatosur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb