Pamjet që shihni në foto janë kapur nga kamerat e sigurisë në banesën e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili u arrestua ditën e sotme pasi u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje.

Një tjetër ngjarje e rëndë, ku xhelozia e sëmurë shtyu 34-vjeçarin që të vendoste kamera në çdo cep të banesës pë të kontrolluar bashkëshorten, madje kohët e fundit edhe për ta “burgosur” atë brenda shtëpisë.

Lexo edhe :Related Posts

Në pamjen e sjellë nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, është momenti ku Asqeri Mandri ka qenë duke luajtur me fëmiët dhe në një moment shkëputet për të dhunuar bashkëshorten.

Bashkëshortja e 34-vjeçarit dëshmoi në polici tregoi se burri i saj kishte qenë vazhdimisht xheloz, por që pas krhimit nga Gjermania isshte bërë edhe më agresiv. Ajo ka thënë gjithashtu se bashkëshorti i saj ishte i varur nga bixhozi.

34-vjeçari e dhunonte bashkëshorten në sy të fëmijëve, vëllait dhe nënës së tij, por këta dy të fundit edhe pse në moshë madhore janë munduar t’i fshehin këto episode.

Madje nëna e 34-vjeçarit akuzon nusen se tradhëtonte djalin.

“Nusja doli nga rruga e mirë. Shkonte në punë dhe rrogën nuk na e dorëzonte. Djalin nuk e pyeste fare, rrinte në telefon në vesh dashnor pas dashnori. Madje edhe e kam parë duke bërë video në dhomën e gjumit”, shprehet nëna e 34-vjeçarit.

Pas arrestimit, familjarët e Asqeri Mandrit pretendojnë se ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor të cilat do të vlerësohen nga një ekspert mjekoligjor.

Kujtojmë që pak ditë më parë në tjetër rast i “burgosjes” së familjes u regjistrua në Tiranë. Ku jetnor Zhaboli kishte izoluar në banesë gruan dhe fëmijët e tij, por aps denoncimit të bashkëshortes u bë i mundur arrestimi i tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re