Policia e Malit të Zi ka rrethuar një banesë në qendër të Podgoricës, ku banon biznesmeni Aco Gjukanoviç.

 

Sipas raportimeve të mediave vendase, inspektorët po kontrollojnë pronën e Aco Gjukanoviç, vëllait të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shumëvjeçar të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Për arsye sigurie, një pjesë e rrugës u mbyll nga forcat e rendit.

Qendra Malazeze për Gazetari Investigative raportoi në shtator 2023 se Aco ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi.

Në vazhdim priten detaje më të hollësishme nga ky operacion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re