Pasditen e sotme, presidenti Ilir Meta i ka akorduar ish- presidentit Rexhep Meidani ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ që është vlerësimi më i lartë nga Presidenca.

Në fjalën e tij, presidenti Meta theksoi se Rexhep Meidani me rolin e tij si President në 97- 2002 është shembull për politikanët e sotshëm.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë nga Meta kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara politike si Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani apo Pandeli Majko si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, në ceremoni ishin të ftuar pak persona, të cilët ruanin distancën fizike.

“I nderuar Presidenti Meidani, i nderuar Presidenti Thaci. Të nderuar Presidentët Berisha, Topi e Nishani. I nderuar z. Majko, z. Basha, z. Gjinushi.

Jam shumë i lumtur të organizoj së bashku me ju sot, për Presidentin Meidani këtë ceremony solemne. Të nderuar zonja de zotërinj, edukimi dhe morali krijojnë drejtuesin e mirë na mëson Aristoteli. Rexhep Meidani jo vetëm ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë.

Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ’97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual. Po ashtu për kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën.

Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njiher dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikëpritjes shqiptare.

Roli i Meidanit ishte vlerë e shtuar për forcat politike që u shfaqën në një front e një qëndrim.

Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm.”- tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re