Skip to content

VIDEO-FOTO/ Tensione gjatë protestës së Lapajt para Kryeministrisë, mbështetësit e “Shqipëria Bëhet” hedhin miell drejt policëve

WhatsApp Image 2026 01 17 at 19.58.38

Në mbyllje të tubimit të “Shqipëria Bëhet”, ka patur momente tensioni. Protestuesit para Kryeministrisë kanë zbrazur disa qese me miell.

Aktivistët kanë hedhur miell në drejtim të kordonit të policisë pranë shkallëve të ndërtesës qeveritare.

Me flamuj e pankarta, ata i janë afruar efektivave të policisë duke thirrur për dorëheqjen e Ramës.

Adriatik Lapaj dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku e cila akuzohet nga SPAK për korrupsion me tenderat.