Skip to content

VIDEO/ Fqinjët bërtasin të tmerruar, shikoni momentin kur 2 vjeçarja bie nga kati i 12-të (Shpëtoi mrekullisht)

Një incident për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në Vietnam, teksa një 2 vjeçare ra nga ballkoni i shtëpisë në kat të 12-të.

Në fakt heroi që i shpëtoj jetën 2 vjeçares ka një emër: Ngueyn Ngoc Manh, një shofer nga Hanoi, Vietnam, i cili po rrinte në makinë kur dëgjoi të bërtiturat e fqinjëve të fëmijës.

Një grua filloi të bërtiste dhe ai, i shtyrë nga kurioziteti, nxori kokën nga dritarja për të parë ç’po ndodhte. Por shikoi një vogëlushe që ndodhej fare pranë parvazit të ballkonit të katit të 12-të.

Burri doli menjëherë nga makina dhe u ngjit në një ndërtesë aty pranë, për të qenë sa më afër në rast se vogëlushja binte nga lartësia.

“E pashë atë që qëndronte në ballkon. U ngjita në një çati prej dy metrash për të marrë një pozicion të duhur. Fëmija ra me shpejtësi, por fatmirësisht, në pozicionin që u gjenda ajo ra pikërisht në prehrin tim”, shtoi Manh.

Pas incidentit vogëlushja është dërguar menjëherë për në spital, ku aktualisht po trajtohet. Mjekët deklaruan për mediat vendase se ajo nuk ka pësuar lëndime shumë serioze.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb