
Basketbollistët e Galatasaray përjetuan një skenë të tmerrshme gjatë transfertës në Bursa.
Ekipi nga Stambolli pësoi një humbje kundër Bursasporit, dhe drama e vërtetë pasoi pas ndeshjes.
Huliganët qëlluan me gurë një autobus që transportonte lojtarë dhe anëtarë të stafit të trajnerëve të ekipit të Galatasarayt.
Për fat të mirë, nuk pati të lënduar, por autobusit iu shkaktuan shumë dëme materiale.



