Disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan herët në mëngjes në qendër të Kievit , kryeqyteti i Ukrainës , pas një alarmi për një sulm nga forcat e armatosura ruse me raketa dhe dronë, raporton një gazetar i AFP.

Nga sulmi raportohet për 10 të plagosur. Gazetari tha se kishte dëgjuar rreth dhjetë shpërthime herët në mëgjes sot. Sipas mediave ukrainase, disa qytetarë kanë gjetur strehim në hekurudhën nëntokësore.

❗🇷🇺⚔️🇺🇦 – #BREAKING: Powerful explosions in Kyiv. It is reported that targets were hit by Kh-101 cruise missiles.

According to monitoring resources, Kinzhal hypersonic missiles were launched.

Ukrainian monitoring resources report dozens of cruise missiles being launched from… pic.twitter.com/xWxS2f8LA4

— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) March 21, 2024

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, raportoi përmes Telegramit se “mbeturinat e raketave” ranë në rrethe të qytetit, veçanërisht në ndërtesa banimi dhe ndërtesa të tjera, duke vënë në dukje se të paktën një ndërtesë apartamentesh ishte në flakë, si dhe “automjete”.

Klitschko tha gjithashtu se mbrojtja kundërajrore ukrainase po zmbrapste sulmin, i pari në shkallë të gjerë në javët e fundit, ndërkohë që copëza raketash kanë rënë në zona të ndryshme të qytetit.

Më herët ai siguroi se mbrojtja kundërajrore ka marrë masa për të zmbrapsur sulmin. Bombardimi më i fundit në shkallë të gjerë i kryeqytetit ukrainas nga forcat e armatosura ruse u tentua në fund të janarit./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re