Një lajm i mirë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga Kuçova, ku pas katër orësh punë nga ekipet e zjarrfikësve është nxjerrë i gjallë drejtuesi i një kamioni që kishte rënë në kanal, Alit Pire.

Mjeti i cili drejtohej prej tij përfundoi përmbys në anë të rrugës, ndërkohë që vetë Pire mbeti i bllokuar pas deformimit të kabinës.

Pas orësh të tëra pune të ekipeve të zjarrfikësve, Pire për fat të mirë u arrit të nxirrej i gjallë nga mjeti i shtypur.

Mësohet se shoferi  është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për tu mjekuar. Gjatë nxjerrjes nga kamioni, Pirja ka qenë i vetëdijshem dhe duke komunikuar me forcat e shpëtimit.

Lajmi ka gëzuar familjarët e tij, të cilët pritën me orë të tëra për të mësuar fatin e Pires.

Dyshohet se errësira e madhe në rrugë është bërë shkak për aksidentin, që fatmirësisht rezuloi pa viktima.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re