Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja që u raportua mëngjesin e sotëm në liqenin e Çerkezës në periferi të Tiranës, ku brenda mjetit të fundosur sipas policisë ka dy trupa të pajetë.

Burimet bëjnë me dije se viktimat janë një vajzë dhe një djalë, të moshave të reja, konkretisht Erion Muça dhe Dorina Gjokgjinaj.

Policia ka vendosur një perimetër sigurie shumë metra larg liqenit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete ambulanca, si dhe polumbarë të RENEA-s, efektivë të policisë si dhe zjarrfikës.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re