Mëngjesin e sotëm një furgon është përplasur me një mjet tip ‘Benz’ në aksin nacional Korçë-Pogradec duke lënë të plagosur 6 persona.

Mesohet se shoferi I furgonit me iniciale G.K si dhe 5 pasagjerët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë mjekimin.

Fax Neës ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihet furgoni I kthyer përmbys në anë të rrugës ndërsa Benzi ka dalë jashtë rrugës me dëme të konsiderueshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re