Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq

 

Në aksident janë përfshirë mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

 

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re