Punonjësit e Gardës kanë penguar edhe këtë të enjte deputetët e përjashtuar të opozitës që të futen në sallën e Kuvendit. Situata e krijuar ka sjellë tensione dhe kaos mes palëve, teksa demokratët kërkojnë me çdo kusht të futen në sallë, ndonëse 13 prej tyre janë të përjashtuar për shkak të kaosit të krijuar në seancat e më hershme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se opozita po pengohet të shprehë vullnetin e qytetarëve në Kuvend, duke mos u lejuar nga mazhoranca të bëjë detyrën e saj.

“Plani jonë është të shfaqim në sytë e opinionit publik regjimin e Edi Ramës. Çdo regjim ka nevojë për punonjës sigurie”, tha ai. “Ka më shumë forca sigurie se punonjës të administratës së Kuvendit, ka më shumë forca sigurie se deputetë”, shtoi ai.

Ndërkohë, punonjësit e Gardës së Kuvendit janë vendosur edhe në ambientet e brendshme të sallës. Siç dallohet në video, punonjësit e sigurisë janë shtuar, kjo pasi njësoj si në seancat e tjera edhe në këtë së të enjtes priten tensione.

Punonjësit e Gardës kanë kontrolluar deputetët për të eliminuar flakadanët dhe tymueset në sallë.//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re