Gjatë fundjavës Policia Rrugore shtrëngon masat penalizuese për drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

Kështu gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës janë gjobitur me heqje patente 14 drejtues mjetesh që ecnin me shpejtësi skëterrë, që varionin nga 145 km/h deri 174 km/h.

Policia sqaron se pavarësisht faktit se janë shtuar kontrollet përdorur mjetet speciale Radar e Drager, sërish ka nga ata shoferë që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimi.

“Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara. Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si .

145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën.

Destinacioni

Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret.

#zbatorregullatudhetoisigurt

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re