Një incident me Policinë e Shtetit ka përfshirë gazetaren e Fax News, Ervina Shehaj, për sa i përket vendosjes së maskës dhe gjobës.

Policia ka vendosur të gjobisë gazetaren për mosmbajtjen e maskës, ndërkohë në momentin që ajo e pyet nëse gjobat janë selektive, punonjësi i policisë së shtetit i është përgjigjur që po, duke shtuar se gjobat i shkruajnë nga furgoni i policsë duke thirrur qytetarët.

Pjese nga biseda

Gazetarja: Në mënyrë selektive punoni ju?

Polici: Po

Situata ka ndodhur ne aksin e lagjes 18 shtatori në Gjirojkastër, ku siç shihet nga pamjet e siguruara nga Fax News astë shumtë janë personat që nuk mbajnë maskë. Ndërkohë, polici ka kërcënuar më tej gazetaren se do ta shoqerojë në komisariat teksa ajo e pyeste se pse gjobiten ne mënyrë selektive qytetaret.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re