Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një video ku tregohen disa nga ngjarjet e ditës së djeshme në selinë e partisë, i ka bërë thirrje edhe një herë elektoratit demokrat por t’u distancuar nga ish-lideri Sali Berisha.

Sipas Bardhit,  ndjenja kryesore mes demokratëve është trishtimi, “e kanë ndier veten të tradhtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha”.

Për drejtuesin demokrat, Berisha po manipulon pjesë të demokratëve, me qëllimin e vetëm për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij”.

Bardhi e cilëson ish-kryeministrin dhe themelues in e partisë së tij si një “ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re