Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka sulmuar qeverinë “Rama” në lidhje me koncensionet.

Në reagimin e tij, ai thekson se qeveria nuk ka sy për të varfrit dhe për të dëgjuar hallet e tyre, ndërsa shton se “Kane sy, vesh dhe duar te gjata vetem per koncensionet. Per hater te tyre jane te gatshem te genjejne dhe mashtrojnë pa turp”.

“Nuk kane sy per te pare varferine e shqiptareve, nuk kane vesh per te degjuar hallet e tyre.
Nuk i njohin sakrificat e familjeve shqiptare per te mbijetuar, as e kane idene per vuajtjet e tyre.
Kane sy, vesh dhe duar te gjata vetem per koncensionet. Per hater te tyre jane te gatshem te genjejne dhe mashtrojnë pa turp.”, shkruan Gjata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re