SHBA – Gazetarja e NBC News, Courtney Cube, e  cila mbulon çështjet e sigurisë kombëtare për rrjetin e njohur televiziv, është detyruar të dalë jashtë skenarit të saj , pasi djali i saj 4-vjeçar ka vendosur të hynte në skenë gjatë transmetimit live, dhe të shkonte tek mamaja e tij.

Gazetarja, ishte duke informuar mbi konfliktin e ndodhur midis Turqisë dhe Sirisë , në momentin kur djali i saj ka shkuar tek ajo duke i tërhequr kështu asaj vëmendjen.

Edhe pse në trasmetim live, gazetarja nuk e ka ndalur dhënien e lajmeve, por ka arritur ta manovrojë situatën duke thënë se këto gjëra ndodhin kur fëmijët janë pushim, dhe detyrohesh t’i marrësh me vete në punë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=bUIoTchoQFU]

Ajo duke buzëqeshur ka kërkuar falje dhe është munduar ta largojë djalin e saj 4-vjeçar nga ekrani.

Burimi: TVM

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re