Skip to content

VIDEO/Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Progetto senza titolo 1 84

Në këngë theksohen marrëdhëniet e mira mes dy popujve. Ndërsa, vetë biznesmeni Luca shkruan për lidhjet historike mes dy popujve dhe rolin e Italisë në momentet më të vështira për shqiptarët, si pritja gjatë eksodit masiv të vitit 1991.

“Ndoshta italishtja ime nuk tingëllon aq bukur por fjalët që më dalin nga zemra janë të sinqerta. Në këtë prag Krishtlindjeje urimi më i mirë i familjes Luca dhe familjes së madhe Rozafa për popullin vëlla italian, vjen me një këngë të ndjerë në respekt të asaj çka Italia ka bërë për ne shqiptarët 500 vjet më parë me mikpritjen e arbëreshëve dhe 467 vjet më pas me eksodin e madh të vitit 1991. Falënderimi është pak, dashuria është shumë”, shkruan Luca.

Duke iu drejtuar Giorgia Melonit, ai thekson: “Ne jemi dy brigje, në të njëjtin det. Dikur Italinë si dritare e shihnim, kur dolëm një ditë nga ferri, na pritët krahë hapur.”

Kjo këngë është një urim i veçantë që kujton lidhjet e forta historike që bashkojnë dy popujt.

Kujtojmë, që Luca ka hapur në Shëngjin një lokal të veçantë dedikuar kryeministres italiane Giorgia Meloni.