Mëngjesin e sotëm një incident ndodhi në qytetin e Durrësit, ku gjatë një takimi me banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti, policia gjobiti Monika Kryemadhin për mosmbajtjen e maskës.

Gjatë momentit kur uniformat blu shkuan për të vendosur penalitetet ndaj të pranishmëve pa maskë në takimin e Kryemadhit, pati një konfrontim mes këtyre të fundit dhe efektivëve të policisë. Një moment pikant është kapur nga kamerat, ku një efektive femër heziton të ndërmarrë veprimet e udhëzuara nga shefi i saj për vendojen e gjobave.

Efektivja i thotë kolegut të saj, i cili duket mjaft i zellshëm për ndëshkimin e qytetarëve, se ajo nuk po i vendos gjobat se ata nuk disponojnë kartat e identitetit. Siç shihet dhe nga pamjet filmike efektivja është tepër e kujdesshme dhe humane në veprimet e saj ndaj qytetarëve. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen edhe të vetë Kryemadhi, e cila përmes një postimi në facebook ka shpërndarë videon me mbishkrimin ende ka shpresë.

“Sot në Durrës. Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet. Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës dhe shembull i forcës së gruas. Ajo zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi”, shkruan Kryemadhi.

 

https://www.facebook.com/watch/?t=11&v=421164602343418

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re