Studentët nuk kanë hequr dorë nga lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta.

Në Tiranë, një grup studentët janë mbledhur tek korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë.

Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve.

Nuk mungon as mobilizimi në rrethe. Në Shkodër studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit (video më poshtë).

Edhe në Gjirokastër studentët kanë bojkotuar mësimin të mbështetur nga gjimnazet (video poshtë).

Në Korçë studentët kanë nisur marshimin me pankarta në duar.

Gjithashtu dhe studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ngritur në protesta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re