Ky është momenti i shpërthimit të lëndës plasëse e cila ishe vendosur në derën e biznesit të pronësi të Shaban Agës në Durrës.

Në video shihet një makinë e cila i afrohet derës së biznesit, hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi. Shpërthimi ndodhi në orën 03:11 minuta në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret” në fasadën e dyqanit të 58-vjeçarit Aga.

Dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes Shaban Agës dhe D.K.

Sipas familjarëve kjo është hera e pestë që biznesit i vendoset lëndë plasëse.

Detaje të reja/ Hidhet në erë me tritol biznesi në Durrës, pronari: Dy herë më kanë hedhur benzinë, dy herë kanë gjuajtur me armë, do marr…

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re