Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka dalë nga ambientet e GJKKO-së pas një seance maratonë.
GJKKO i hoqi masën arrest në shtëpi Ajolës, duke i caktuar masën detyrim paraqitje.
Sakaq Ajola nuk bëri asnjë prononcim për mediat. Me të dalë nga GJKKO, ajo u fut në makinë dhe u largua, duke heshtur para kamerave.
Gjykata e Posaçme konfirmoi mbrëmjen e sotmer masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn, kreun e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë që për Ajola Xoxën, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.
GJKKO vendosi gjithashtu vazhdimin e masësë së sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” për 5 tjerët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
LEXO EDHE: Erion Veliaj u la në burg! Mbështetësit bllokojnë hyrjen e GJKKO: Do përshëndesim kryetarin, forca Lali!