VLORË- Që prej vitin 1968, mbi gjysmë shekulli ai jeton me këtë punë. Në sistemin e kaluar kreu një vit kurs dhe mësoi këtë zanat. Deri në vitin 1990 ishte i punësua në ndërmarrjen e riparim shërbimit.

“Në Vlorë profesionistë të vjetër si unë kanë mbetur vetëm 2-3 veta”, tha ai.

Thotë se ky zanat ka punë gjithmonë. Veç rregullimit të këpucëve riparon dhe sende të tjera.

” Kurrë profesionisti nuk ka falimentim. Kam klientelë. Mos jemi vetëm tek këpuca mund të rregullosh një valixhe dhe një çantë apo zinxhirin e një xhupi. Pra futesh dhe në galanteri. Klientela e vjetër nuk më ka ikur. Vijnë dhe të rinj për të rregulluar atlete. Kam dhe biznesmenë që I kanë të shtrenjta të paktë janë, po vijnë për ndonjë gjë delikate”, shton ai.

Këpucari tregon se ka Dëshirë që profesionin e tij t’ia trashëgojë të rinjve.

“Kam bërë kërkesa kam dhe dëshirë t’i marr pa asnjë shpërblim, t’ju lë dhe dyqanin në dispozicion por s’kanë dëshirë. Dhe fëmijët e mi i mora këtu i mësova zantin këtu po ikin inxhinierë e jeton jashtë. Ju them e prindërve të të rinjve, por nuk vijnë dhe më vjen keq shumë”, shtoi ai.

Një nga pasionet e tij është edhe gjimnastika.

“Nga gjimnastika u mora dhe me mundje 25 vite tek Flamurtari pa lënë këpucarinë pas dore madje ndiqja dhe shkollën e mesme”, shtoi ai.

Dyqani i Panos ndodhet në lagjen 24 maji prej vitit 1990/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re