Kreu i policisë së shtetit Gledis Nano ka prezantuar sot drejtorin e ri të policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, menjëherë pasi bëri publike listën me 12 emërimet e reja mesditën e së hënës.

Nano është ndalur për rreth 30 minuta në një takim pa praninë e mediave në drejtorinë e policisë së Elbasanit, ku tashmë Çipa do të ketë detyrën e vështirë, të kontrollit të një prej qarqeve me nivelin më të lartë të krimit, veçanërisht në vrasje dhe ekzekutime mafioze.

Nuk dihet ende nëse ka pasur ndryshime të tjera në nivel lokal përveç Çipës, ndërkohë që Nano pritet që të ketë takime dhe në qarqe të tjera të vendit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re