Një shqiptar është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Greqi. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari i cili jetonte me dokumenta falso në Greqi i vidhte valixhet e udhëtarëve me ndihmën e një çadre.

Arrestimi i tij ndodhi të premten. Dyshohet se grabitja e tij e fundit u regjistrua të mërkurën, ku arriti të grabiste një çantë brenda së cilës gjendeshin aksesorë me vlerë 2380 dollar.

Në orën 12:58 të së premtes, me të njëjtën metodë dhe duke zgjatur dorezën e çadrës ai u përpoq të merrte një çantë nga një karrocë udhëtari, por pa rezultat. Katër minuta më vonë në 13:01 dhe ndërsa ishte jashtë portave 1 dhe 2, ai mori një çantë pasagjerësh, që përmbante portofolin me rreth 1000 euro, kartat e tij dhe letërnjoftimin e tij.

Por para se udhëtari të konfliktohej me grabitësin, policia u hodh në sulm dhe e arrestoi shqiptarin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re