Tetë presona të armatosur dhe të veshur si forcat komando bllokuan rrugën shtetërore 131, në provincën e Sassari në Itali, dhe grabitën tre furgona që po transportonin para.

 

Sipas medieve italiane katër roje sigurie u plagosën, ndërsa personat e armatosur arritën të largoheshin me paratë. Njëri nga rojet e sigurisë është plagosur me armë zjarri në këmëbë, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të lënduar pas përplasjes fizike me banditët.

Automjeti i parë i blinduar u bllokua me një makinë mbeturinash, ndërsa dy të tjerat me makinën që i përkiste grabitësve.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, njëri prej grabitësve mund të ketë mbetur i plagosur pasi u përplas nga njëri prej automjeteve të blinduara.

Banditët u larguan në drejtim të Mores me një kamionçinë dhe një Fiat Panda të cilat u gjetën të djegura pak më pas në një rrugë dytësore.

Hetimet kryhen nga Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë Sassari dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjithë provincën. Policia dhe Karabinierët janë në gjurmët e banditëve. Një helikopter policie u ngrit gjithashtu dhe po fluturon mbi zonë.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re