Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, një nënë ka rrezikuar jetën për të mbrojtur të birin e saj kur një grabitës i armatosur hapi zjarr në një lokal në Brazil.

Grabitja ka ndodhur në natën e 24 janarit, kur Rafaela Dantas po shijonte darkën me bashkëshortin, djalin dhe miqtë në qytetin Rekanto das Emas.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy burra futen në objekt me qëllimin që të kryejnë plaçkitje në restorant.

Njëri prej tyre i veshur me të zeza dhe më kapelë në kokë, ia drejton revolen klientëve, që nxiti një klient të reagojë dhe të tentojë të parandalojë më të keqen.

Siç raportojnë mediat braziliane, sulmuesi ka shkrepur një plumb mbi një klient, por për fat të mirë ia ka huq. E duke parë se çfarë po ndodhte, Dantas e kapi shpejtë të birin katërvjeçar të cilin e mbuloi me trup për ta mbrojtur.

E sikur kjo të mos mjaftonte, njëri prej sulmuesve i afrohet tavolinës ku ata ishin duke ngrënë dhe i merr dy telefona, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë, gjatë plaçkitjes asnjëri prej punonjësve të lokalit apo klientët nuk janë lënduar, e policia që ka hetuar rastin ka gjetur një prej telefonave të vjedhur në një zonë të mbuluar nga balta.

https://youtu.be/EAzLZbKFJPY

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re