Përplasi për vdekje 15-vjeçarin në Greqi dhe më pas u largua prangoset taksisti shqiptar me origjinë nga Vlora.

Sipas mediave greke aksidenti ndodhi në kilometrin e parë të Rrugës Provinciale Xylokerizas-Examilion.

Në momentin kur përplasi 15-vjeçarin, shqiptari po drejtonte një taksi.

“Si pasojë e përplasjes, adoleshenti përfundoi zvarrë disa metra në asfalt, ndërsa nëna e tij u plagos lehtë.

Taksisti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak orë më pas,”-sqarojnë mediat greke.

Ditën e sotme shqiptari do të dalë përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re